Ish kampioni i Tenisit, Boris Becker është dënuar me 2 vjet e gjysmë burg. 54 vjeçari gjerman u shpall fajtor për fshehje pasurish, ku mbi të bien katër akuza.

Pas kontrollove të kryera, u zbulua se Becker nuk kishte deklaruar 1 milion paund, në qytetin Leimen në Gjermani.  Gjithashtu, ai s’kishte bërë publike një kredi të tijën prej 700 mijë paund si dhe nuk dihej asgjë për aksionet e një firme teknologjike me vlerë 66 mijë paund.

 

Fefe
Fefe

Gjithashtu, sikur të mos mjaftonin të gjitha këto,  as pagesat në llogarinë e tij të biznesit që u kishte bërë  9 personave, nuk rezultonin askund.

Becker mohoi akuzat, por ishte e kotë, pasi gjithçka ishte e provuar tashmë.

 

(BalkanËeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb