Ish-kancelari gjerman, Helmut Schmidt, është shtruar në spital. Një zëdhënës i klinikës St Georg në Hamburg ka konfirmuar se Schmidt është pranuar në spital të premten, por nuk ka dhënë detaje për gjendjen e tij. Mediat gjermane, përfshirë gazetat ‘Bild’ dhe ‘Hamburger Abendblatt’, kanë thënë se Schmidt ka treguar simptoma të dehidratimit. Politikani veteran është duhanpirës i rregullt prej vitesh.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: