Ish-kapiteni i Anglisë, Rio Ferdinand mendon se Sergio Aguero është më i mirë se Luis Suarez. Ish-kapiteni i Manchester Unitedit, ka insistuar se Aguero është 9-shi më i mirë në botë, dhe se është më i mirë se Luis Suarez.

Të dy lojtarët i kanë shënuar skuadrës nga Old Trafford, por ish-mbrojtësi i Anglisë mendon se argjentinasi është më i mirë. “Për mendimin tim, Aguero është ‘9’ më e mirë në botë. Të luash kundër argjentinasit është makth. Ai është i vogël, shmanget, është i fuqishëm dhe luan me të dy këmbët. Ai gjuan me të dyja”, ka deklaruar ai.

“Normalisht, Suarez është sulmues i mirë po ashtu. Por të luash kundër Agueros është e vështirë, shumë. Ai është lojtari më i vështirë ndaj të cilit kam luajtur”, ka theksuar Rio.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb