Numri dy i socialistëve, Taulant Balla iu përgjigj deklaratave ish-deputetëve të opozitës në lidhje me ndihmat për familjet në nevojë që qeveria po shpërndan në këto ditë të vështira për vendin për shkak të COVID-19.

Në një intervistë përmes Skype për emisionin ‘Kjo Javë’ në ‘News24’ Balla tha se merren bashkitë me shpërndarjen e ndihmave, dhe se nuk i harton PS-ja listat.

“Kam dëgjuar dje disa ish-kolegë, që janë larguar nga institucionet, se s’dihet ku janë, janë me pushime prej kohësh, që flasin me gjuhë urrejtje, ndaj një operacioni humanitar të zhvilluar në bashkëveprim nga qeveria qendrore, nën monitorimin e kryeministrit Edi Rama. Ai interesohet për çdo familje, i shkoi apo jo pakoja, sipas vendimit të qeverisë. Operacioni humanitar nuk është një operacion që e zhvillon PS, por bashkitë. Përmes një vendimi të Këshillit të Ministrave është përcaktuar lista e familjeve në nevojë. Familjet në nevojë nuk janë të gjitha me PS. Fjalën parti duhet ta heqim këto kohë. S’ka parti në këto kohë, por vetëm fjalën Shqipëri. Sot dua t’ju them se nëse nuk shkoi sot pakoja, do shkojë nesër, pasnesër. Çdo familje do të marrë atë ndihmë të domosdoshëm për të parandaluar dhe këto dyndje.”, tha kreu i Grupit Parlamentar të PS, Balla.
(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb