Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Azem Syla është nisur gjatë ditës së sotme për në Hagë, ku pritet të dëshmojë për krimet e luftës.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Ismail Syla, përmes një postimi në Facebook.

Ndërkohë numri i personave të ftuar deri më tani nga Gjykata Speciale ka kaluar shifrën 100, teksa pjesë e intervistimeve ishin edhe figurat e rëndësishme të skenës politike në vend, si: kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa dhe ish-komandanti Sami Lushtaku, një ndër udhëheqësit kryesorë të Noredimës, Shukri Buja, Time Kadrijaj, Sylejman Selimi e shumë ish-pjesëtarë të tjerë të UÇK-së.

Postimi në Facebook:

Çdo gjë në këtë botë ka dy anë të medaljes. Jeta e arsimtarit, profesorit, ish të burgosurit politik, luftëtarit të lirisë Azem Syla, nga cila do anë ka vetëm një të vërtetë – përkushtimin jetësor pë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Gjithmonë faqebardhë. Kudoqoftë.

Do të kthehesh faqebardhë edhe pas këtij udhëtimi drejt Hagës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: