Ish-komandanti i UÇK-së dhe Zonës së Dytë të TMK-së në Prizren, Selim Krasniqi është intervistuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Këtë fakt e ka bërë me dije vetë Krasniqni, që përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” tregon si u intervistua, kurse shprehet se ishte në Hagë nën cilësinë e të dyshuarit.

Postimi i ish komandantit të UCK-së Selim Krasniqi:

Me lejoni qe tu pershendes pas nje kohe te munguar ne komunikim me ju, dhe ne kete rast ti pergjigjem interesimit te shume miqve te mi, per shkuarjen dhe kthimin tim nga dhomat e prokuroris se specializuar ne Hage!! Kam shkuar dhe kam filluar intervistimin me 06 02 2020 . Ne vendin tim dhe te shume luftetareve te UÇK- se do te duhej te ishin kriminel, paramilitar e fashist serb e kete e thash edhe para prokuroreve. Pra do te duhej te ishin para prokuroreve pushtuesit e kriminelet serb, qe vrane e masakruan, dogjen e shkrumuan te rinje e te reja, pleq e plaka, vrane ne menyrat me mizore edhe femije te vegjel e akoma pa lindur i nxoren nga barku i nenave!!

Pra po pyeten e po akuzohen ata qe luftuan per Liri, ne vend se te pyeten , akuzohen e denohen pushtuesit gjakatar serb, ata qe per mese nje shekulli e mbanin vendin e popullin tone te pushtuar!! Pra ne kete rast ku po behen perpjekje per te akuzuar viktimen e jo kriminelin, nuk mund te flasim per drejtesi por per nje padrejtesi qe do shenohet si nje njolle e zeze dhe mekat i madhe ndaj luftes sone çlirimtare dhe popullit Shqipetar i cili vuajti nen thundren e pushtuesit serb dhe ku perjetoj dhune e gjenocid te papare dekadave te fundit!! Perndryshe dua ta potencoj qe prokuroret paten sjellje korrekte e profesionale, pa çka se une u pyeta dhe isha i dyshuar per ta me fjale e tashetheme e bile edhe te tilla te shkruara ne libra e romane propagandistike!!

Uroj qe e drejta te triumfoj e drejtesia nderkombetare ta gjeje adresen dhe agresorin e vertete e popullit e bijve te tije ti kthehet qetesia e dinjiteti , ta forcojm shtetin e ta gezojm lirin e fituar me gjak, e Heronjet e Heroinat qe rane ne fushe te nderit e shume civil te pafajshem qe u masakruan barbarisht, te pushojn te qete ne token per te cilen sakrifikuan e derdhen gjakun. Krenar deri ne vdekje me luften time dhe gjithe bashkeluftetareve e familjareve te mi e natyrisht i gatshem per sakrifica dhe pune te palodhur per ti nderuar te renet dhe per te mos lejuar qe gjaku i tyre te shkelet a te humbet. SK

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb