Në emisionin “Open” në News24 po diskutohet në lidhje me privatizimin e ish- kompleksin “Partizani” dhe dëshmitë e dhëna në SPAK për këtë çështje.

Gazetari Juli Kasapi, ka deklaruar se hapja e dosjes po bëhet vetëm për show për shkak të zgjedhjeve për kreun e SPAK.

“Pse ndodh tani hapja e dosjes. balla e ka bërë kallëzimin në mes të viti 2020/ Sepse janë zgjedhjet për kreun e SPAK dhe mendoj se kjo është si një skemë që bëhet kur shihet se situata është e nxehtë edh nga SPAK. Mendoj se edhe kjo dosje është hapur vetëm për këtë arsye. Nuk do të ndodhë asgjë me këtë dosje. Ndikon në zgjedhjen se po hapim dosje e po punojmë, si rendiment se të jetë një dosje që ka dy vite, se SPAK nuk ka 2 mijë dosje si Gjykata e Lartë. Është show. Mendoj se është një flluskë sapuni sepse të gjitha detajet e dosjes kanë qenë e janë diskutuar më parë, të gjitha prokurimet e zotit Malltezi me ish pronarët e tokës dhe nuk është bërë asgjë. Nëse do të ishte interesi për ti shkuar në fund çështjes do të ishte marrë atëherë kur është bërë kallëzimi”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb