Në showbizin shqiptar mund të jetë krijuar një çift i ri. Ish-konkurrenti i “Big Brother VIP” dhe modeli Kledi Hysa duket se ka nisur një lidhje të re me këngëtaren e moderatoren Evi Reçi.

Vetë ata nuk janë shfaqur krah njëri-tjetrit, por disa postime në Instagram kanë ngritur dyshime. Në fotot e publikuara prej tyre së fundmi vihet re që kanë qenë në disa vende të përbashkëta. Për shembull, së fundmi janë të dy në Vlorë.

Ditën e sotme Kledi është shfaqur në makinë me një mik dhe ky i fundit nga ana tjetër ka publikuar në Instastory një intervistë të Evit:

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pak muaj më parë Kledi konfirmoi përfundimin e marrëdhënies 6-vjeçare me modelen austriake, Khaoula Selmi. Modeli tregoi se u ftohën gjërat nga ana e tij dhe pasi e konsultoi me ish-partneren vendosën të ndaheshin. Ai u shpreh se ndoshta nuk ishte momenti i duhur për tu ndarë, por “kështu e ndjeu”.

“U ftohën gjërat nga ana ime dhe kur isha në Austri i thashë që kjo lidhje nuk ka drejtim, kështu të dy bashkë i dhamë fund. Ishte pak e dhimbshme sepse janë 6 vite, por ka 2 vite që nuk kisha mundësi të bëja hapin që duhej, të krijoja një familje dhe të shkoja drejt martesës. Dhe nëse nuk e doja këtë me një person që kisha 6 vite, atëherë kur do ndodhte. Është ndarja e dytë, sepse kam pasur dy lidhje të gjata. E kam të vështirë dhe nuk ndodhi diçka konkrete, momenti nuk ishte i duhur por kështu e ndjeva dhe kështu vendosa”, u shpreh ai në “RTV Ora”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb