Ndërsa nuk është asgjë e konfirmuar se Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë rikthyer bashkë, ish-konkurrenti i Për’puthen Astrit Osmanaj ka zbuluar gjendjen e moderatores para dhe pas rikthimit të aktorit të humorit.

Astriti shprehu se moderatorja nuk ka qenë në gjendje të mirë pas situatave të ndodhura me Donald Veshajn, duke e përshkruar atë si “nervoze, të stresuar dhe jo të lumtur.”

Por sipas tij gjithçka ndryshoi me rikthimin e Donaldit, ku ish-konkurrenti shprehet se moderatorja “gjeti përsëri shkëlqimin.”

“Bora si duket e ka gjetur shkëlqimin këto kohët e fundit. Duke parë këto videot e fundit… po më pëlqen Bora. Ishte pak në siklet aty në studio por tani po e shohim më të lumtur me rikthimin e Donaldit. E kemi ndierë edhe ne në program patjetër, sepse ne ishim çdo ditë aty. Kemi kuptuar që Bora më përpara ishte nervoze, kishte stress, nuk ishte e lumtur siç ka qenë. Por tani i shkëqejnë sytë, kohë e fundit Bora ka nisur të ngjallet. Dhe po më pëlqen që është bashkë me…. tani unë se di a është… besoj që është bashkë me Donaldin. I është rikthyer shkëlqimi, unë jam një fans i Donaldit. Shpresoj të jenë bashkë, për mua janë çifti më i përkryer.”- shprehu ai teksa ishte i ftuar në “Shqipëria Live.”

Reagimet në lidhje me fotot dhe videot që qarkulluan mbrëmë, ku dyshja shihen krah njëri-tjetrit, nuk kanë munguar si nga fansat ashtu edhe nga personazhe të tjerë. Ndërsa nuk ka ende një reagi public nga dy protagonistët.

Një tjetër ish-konkurrent i Për’puthen, Atdhe Xharravina thumboi moderatoren Bora Zemani përmes disa postimeve në Instastory.

Ish-konkurrenti, i cili është përfolur gjatë në rrjet për raportin e tij me moderatoren, publikoi në Instastory disa foto në të cilat edhe pse nuk përmend emra, nga ndjekësit është interpretuar si një ironi ndaj ribashkimit të ish-çiftit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Fillimisht ai ka publikuar një foto-emoji të tokës, i cili zakonisht përdoret për të përcjellë mesazhin se “bota është e rrumbullakët”, ndërsa më tej krahas disa fotove të tij ai shkruan:

“Dikur nga fundi më tha njeri i vogël. Por para dashurisë jemi të vegjël të gjithë”- shoqëruar me disa emoji duke qeshur.

(Panorama)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: