TIRANE

Dy janë pasojat me të cilat do të përballen komisionerët zgjedhorë nëse do të zgjedhin të bllokojnë aktivitetin zgjedhor, shkarkimi nga detyra ose ndjekja penale. Ish-nënkryetari i KQZ, Kristaq Kume shprehet se katër komisionerë të opozitës kanë mundësi objektive të bllokojnë procesin, por ky skenar ka pasoja ligjore.

Sipas Kumes në gjysmën e njësive vendore s’do ketë garë sepse në KZAZ-të përkatëse është rregjistruar vetëm një kandidat, për Kryetar Bashkie e këto kushte do të mungojë zgjedhja.

Sipas tij heqja dorë e opozitës nga mandatet është e pavlefshme, pasi një akt i tillë nuk u bë publikisht dhe përpara Komisionit Kuvendor të Rregullores dhe Mandatit në Kuvend. Kume thekson se dakortësia për të shtyrë zgjedhjet duhet formatizuar me ndryshime në Kushtetutë. Komentet u bënë në emisionin “Politika Online” në “Gazeta Shqiptare” dhe “BalkanWeb”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb