TIRANË – Sipas ish-kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, nuk kemi të bëjmë me një shkelje ligjore përsa i përket regjistrimit të listave të kandidatëve për deputetë.

Kjo pasi sipas tij, regjistrimi i listave bëhet jo më vonë se 50 ditë para ditës së zgjedhjeve, por pa llogaritur ditën e zgjedhjeve, 18 qershorin.

Duke cituar nenin 67, Kume në një lidhje telefonike me ‘News24’ tha se data e regjistrimit të listave skadon sot në mbrëmje, dhe nëse nuk regjistrohen deri në orën 24:00 atëherë nuk duhen pranuar nga KQZ.

“ Në kodin zgjedhor parashikohet që regjistrimi i listave të bëhet jo më vonë se 50 ditë para ditës së zgjedhjeve, neni 67, pra bëhen llogaritë nga data 17 deri në ditën e 50. Nuk llogaritet dita e zgjedhjeve, në kod është e shkruar 50 ditë para ditës së zgjedhjeve. Që i bie data 29, pra skadon sot në mbrëmje. Nëse regjistrohen pas kësaj date, nuk duhen pranuar në KQZ, se ka shkelje ligjore,” tha Kume

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb