Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume deklaroi se në zgjedhjet e 25 prillit do të shkohet me kodin e ri zgjedhor të miratuar me votat e maxhorancës dhe shumicës së opozitës parlamentare.

I ftuar në emisionin “Real Story” në ‘News24’, Kume tha se opinionet dëgjohen, ndërsa rekomandimet pasqyrohen.

“Ka një opinion që thotë; “në rregull janë bërë të gjitha”. Dhe tjetri që jep opinionet për gjerat se si duhet të ndryshohen. Opinionet janë më pak se rekomandimet. Në në samitin e Stambollit kemi thënë se rekomandimet do t’i pasqyrojmë, ndërsa opinionet dëgjohen. Po t’i vësh re, të gjitha opinionet që janë dhënë kanë qenë opinione të përbashkëta. Për mua ka rëndësi të kuptojmë njëherë përmbajtjen dhe se si është dërguar. Mënyra se si është pasqyruar ky ndryshim, bie ndesh me Kushtetutën. Në Kushtetutën e ndryshuar nuk ke koalicion. Në këtë kushtetutë s’ka më mundësi që një bashkim partish të prezantojë një listë kandidatësh. Kodi i miratuar sot thotë se; ka një koalicion që paraqesin një listë të përbashkët. Fakt që në kod kemi bërë ‘shkelje’ dhe nuk është pasqyruar ajo që thuhet në Kushtetutë, për koalicionet, atëherë bie një ngrehinë e tërë. Unë mendoj se bën më shumë lëndë për Venecian, nuk ka të bëjë me se sa është ndryshuar, por në ç’rrugë dhe sa ne zbatuam që ky komision e ka të vendosur që të respektojë. Palët duhet ta lexojnë dhe të gjejnë mundësi për të reflektuar, ndryshimet që duhen bërë. Për mendimin tim nëse ka një vullnet për t’u bërë, bëhet. Por skam besim. Në zgjedhjet e 25 prillit do të shkohet me këtë kod zgjedhor.”, tha Kume.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb