TIRANE- Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi komentoi deklaratat e forta që bëri pak ditë më parë ambasadori Donald Lu për mosarrestimin e peshqve të mëdhenj dhe për faktin se në Shqipëri ka 4 klane që sundojnë vendin, shkruan “BalkanWeb”.

Në një lidhje telefonike për emisionin ‘Të Pa Ekspozituarit’ në “News24” Klsoi kritikoi deklaratën e ambasadorit të SHBA-ve për klanet, ndërsa e cilësoi atë të parakohshme dhe të avancuar. Ai shtoi se në Shqipëri nuk ka krim të tillë.

“BalkanWeb” zbardh intervistën e plotë të Klosit.
Zoti Klosi si i komentoni deklaratën e zoti Lu?
Mendova që ambasadori është shumë i shqetësuar për faktin që mesa duket reforma në sistemin e drejtësisë, ajo që shpesh e quajmë vettingu, s’do ecën me ritmin që ai ka planifikuar. Ai është fakt që ai personalisht ka investuar shumë në këtë reformë. Të gjithë e mbajnë mend atë seancë të Kuvendit ku të 140 deputetët aprovuan ndryshimet kushtetues ku u pa dhe u duk e qartë që kjo seancë u iniciua nga ndërkombëtarët. Ndaj është e qartë se pse nuk është plotësuar ai ritëm i reformës.

Po në lidhje me deklaratën për ‘klanet’? Ju keni parë gjë ?
Nuk kam dëgjuar sa janë. Skam bërë llogaritje. Numri i klaneve përcaktohet duke dhënë një përkufizim për ta. Se ka opinione të ndryshme për ta. Nëse flasim për familje italo-amerikane, që e trashëgojnë këtë aktivitet, këtu nuk janë krijuar këto gjëra. Termi familje mu duk i shtyrë, i rëndë, i parakohshëm. Nuk është krimi në Shqipëri i tillë, por s’do të thotë se janë krijuar familje, apo klane të mëdhenj. Mu duk e avancuar deklarata e ambasadorit. Janë familje po të dojë shteti, dhe jo si Amerika. Nëse politika është e pritur për të mbyllur këtë gjë, nuk duhet shumë kohë dhe siklet për ta mbyllur. Gjithë politika duhet të mbështes policinë. Policia është ajo që përplaset. Në polici ka dhe elemente të inkriminuar, por është gabim të thuhet se është e inkriminuar e gjitha.

A kishin lidhje bandat në kohën tuaj me politikën?
Në kohën time bandat nuk ishin të kësaj natyre. Në 97 kishte banda, emra të njohur në Vlorë, ndonjë gjë në Elbasan. Ata shumë shpejt u futën nëpër burgje. Ato kishin shok në politikë, mbështeteshin nga politika. Unë nuk jam në gjendje, ju dini më shumë se unë. Ju jeni më të ditur se unë, unë jam një qytetar. Kam 15 vite që kam ikur nga SHISH.

Si zgjidhet ky problem?
Pasi të mbaroj procesi i vettingut, një sistem i ri gjyqësor dhe një motivim i ri i policisë, në Shqipëri e zgjidh kollaj. E mbani mend se sa kollaj u eliminuan bandat në 97? Shqipëria është një vend i vogël ku duhet vetëm motivimi, vullneti politik për ta bërë këtë. Bashkimi i të gjitha forcave, dhe jo opozita të dalë e të shajë policinë, por të shajë politikën.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb