Dy 17-vjeçarë janë arrestuar në Catanzaro si autorë të rrahjes së Francesco Coco, ish-nënkryetari i bashkisë Roçabernarda, i cili u sulmua mbrëmjen e së shtunës, në ambiente të mbyllura, me shkopinj.

Dy të miturit, njëri prej të cilëve është nipi i kreut të klanit kriminal të zonës, do të duhet të përgjigjen për tentativë vrasje. Para gjyqtarit, dy të rinjtë qëndruan të heshtur. Karabinierët kishin mbërritur tek ta, falë pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë por edhe prej testit të ADN-së në disa rroba të gjetura pranë shtëpisë së Coco-s, të lyera me gjak e të dyve.

Karabinierët e departamentit të operacioneve të Crotones kanë hetuar shkaqet e sulmit të dhunshëm dhe besohet se ka ardhur pas disa episode të ndodhura kohë më parë në qytet, të cilat ishin raportuar në polici nga ish-kryebashkiaku.

Francesco Coco, në fakt, edhe për të kaluarën e tij si Marshall i Ushtrisë, është dalluar gjithmonë për betejat kundër krimit. Dhe për këtë ai është kërcënuar dhe gjithashtu ka pësuar shumë dëme në të kaluarën. Mund të ketë qenë edhe një qortim i thjeshtë për dy të miturit për përdorimin e tepruar të motopatinave, me të cilat bredhin në qytet, që mund të ketë zgjuar zemërimin e dy dhunuesve.

Fb Img 16574489037007405847070066410838 U31601251543323s2b U3360288877015d6d 656x492@corriere Web Sezioni
Fb Img 16574489037007405847070066410838 U31601251543323s2b U3360288877015d6d 656×492@corriere Web Sezioni

Rrahja, megjithatë, mund të jetë porositur edhe nga dikush që donte t’i jepte një leksion ish-kryebashkiakut për fushatat e tij kundër krimit të organizuar. Për këtë Francesco Coco u nderua nga Presidenti i Republikës me medaljen e Kalorësit të Republikës Italiane.

Ndërkohë mbrëmjen e së martës mijëra qytetarë të Rokabernardës morën pjesë në demonstratën e solidaritetit me Francesco Coco-n, të kërkuar nga administrata bashkiake. Të pranishëm ishin shumë kryetarë bashkie të zonës.

“Faleminderit Coco”, tha para protestuesve Ivana Righetti, bashkëshortja e ish-kryebashkiakut – “sepse më në fund keni marrë nga komuniteti Roçabernarda atë për të cilën keni luftuar prej vitesh”.

“Keni paguar një çmim shumë të lartë, por do të rikuperoheni edhe nga kjo”, shtoi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: