Ish kryeministri Sali  Berisha ka reaguar për tragjedinë  e Selenicës ku 24 vjeçari Ridvan Zykaj vrau 8 persona.


Në postimin e tij në ‘Facebook’  z. Berisha  e ka quajtu një ‘krim horror’  masakrën e Selenicës. Gjithashtu ai shpreh ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave  dhe uron shërim të plagusurve të përfshirë në krimin e pasdites së djeshme.
Ndërkohë forcat e policisë, Renea dhe FNSH kanë rrethuar fshatin që prej disa orësh për të bërë të mundur kapjen e autorit, i cili u largua nga vendi i ngjarjes pak pasi ekzekutoi me kallashnikov të afërmit e tij, pjesë e një trungu familjar.

Në një status në faqen e tij në rrjetin social Facebook Berisha shkruan:

Te dashur miq, nje krim horror ne permasat e nje masakre, ne te
cilen u vrane 8 qytetare, femije, burra, gra dhe u plagosen disa te
tjere, ndodhi kete mbasdite ne Selenice te Vlores.
Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt makaber dhe
uruar sherim te plagosurve, shpreh ngushellimet e mia me te ndjera
familjareve, te afermve, miqve dhe komunitetit te Selenices per kete
humbje te rende dhe shokuese.
Une lutem sonte se bashku me ta qe shpirtrat e njerezve te tyre te
dashur te gjejne paqen e merituar! Amin!!! sb

(BalkanWeb)

Etiketa: