Ish kryeministri Sali Berisha ka mbyllur takimin me qytetarët e Beratit në kuadër të zgjedhjes së kryetarit të ri të PD.

Në fjalën e tij, Berisha tha se ashtu si sot, edhe në vitet ’90 kishin një mision. ai ka kujtuar rastin e Azem Hajdari, i cili tha se ishte i aftë të shuante frikën në zemrat e njerëzve ndaj ato e kërkonin. Sipas tij frika ekziston akoma dhe është mision i demokratëve të vrasin frikën në zemrën e çdo shqiptari.

“Do bëj gjithçka së bashku me ju dhe tani rikthehemi tek thelbi. Kur them që jeni misionar, nënkuptoj pasionin përkushtimin për të bindur qytetarët të cilët e duan ndryshimin le të kthehemi në statistikë. 70 përqind e shqiptarëve e duan ndryshimin.

Duhet që aq sa duket e komplikuar aq është e thjeshtë të bindim çdo njeri të heqë dorë nga “ç’më duhet mua” ose “s’kemi ç’bëjmë”. Ti mundim se mund të bëjmë. Se me “hiç” e “ç’më duhet mua” shkojmë poshtë e më poshtë. Nëse arrijmë ti bindim, kjo kërkon të vrasim frikën tek ata. Mbretëron frika sot. Ne demokratët duhet të vrasim frikën tek qytetarët. duhet të angazhohemi në dialog me çdo qytetar.
Merr vetëm aktin e mosvotimit të rezolutës së Srebrenicëx. Çfarë kombi dhe qytetarësh na nxjerr kjo ne. E bënë socialistët por u turpëruam të gjithë ne.
Çfarë gjëme u dërguam ne nënave motrave grave të veja që iu ekzekutuan të afërmit vetëm se ishin mysliman, çfarë dërguam në Kosovë me këtë që bëmë? Ndaj duhet në këtë mision një përkushtim i madh.

Në 90 mision e morëm ne, s’kishim mjete po ishim të vendosur, të duruar, të hapur, vrisnim frikën. shkoja në fshatra mbaja fjalime, fjalimi ishte më i butë se çfarë e donin atë, thonin a do na e sjellësh një herë Azem Hajdarin, e donin se e kishte fjalën zjarr dhe ishte një frikëvrasës i pamposhtur. Nuk është edhe tani e njejta situatë por frikë ka akoma. Janë dhunuar të drejtat e qytetarëve dhe demokratët kanë heshtur. Është vrarë tjetri në prag të derës në Tiranë edhe thanë mos ta politizojmë.
Do kombinojmë qendresën, fjalën, këshillën, lutjen, protestën dhe të gjitha format për të pushtuar zemrat e atyre pa të cilët nuk mund të fitojmë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: