Ish-kryeministri, Edouard Philippe, i cili dha dorëheqjen këtë javë pas tre viteve në krye të qeverisë franceze, u rizgjodh si kryetar i Bashkisë së Havre.

Philippe u zgjodh me 47 vota pro nga 59 gjatë seancës së parë të këshillit bashkiak për të drejtuar këtë qytet të vogël portual me rreth 170 000 banorë, pjesë e Normandisë, ku ai ka qenë kryetar bashkie nga viti 2010 deri në 2017.

Gjatë turit të dytë të zgjedhjeve bashkiake franceze, lista e drejtuar nga Philippe mori 58,93% të votave.

Këto zgjedhje u shënuan, ashtu si në shumë qytete, nga një përqindje e lartë abstenimi.

Ish-kreu i qeverisë u shfaq i qetë dhe i lumtur.
Nëse ka një “lehtësim” për Edouard Philippe, është një lehtësim fizik, më shumë se një lehtësim i shpirtit pasi tre vitet e fundit kanë qenë të lodhshme për atë”, theksoi miku i tij, eurodeputeti Gilles Boyer.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb