Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh mjaft optimist në lidhje me zgjedhjet lokale që do të mbahen në Kosovë më 17 tetor.

Haradinaj tha se është bërë një punë e madhe nga AAK për zgjedhjet lokale.

“Në nivel të qeverisjes komunale është bërë punë e mirë nga Aleanca me komunat, si në Suharekë, Rahovec, Gjakovë, Deçan, Klinë, Junik por edhe kudo ku Aleanca ka pasur përgjegjësi, dhe besoj që qytetarët do t’i japin besimin kryetarëve të komunave, qeverive komunale”, tha ai.

Ai po ashtu thekson se pretendimet e kësaj partie janë që njëkohësisht të fitojnë edhe besimin e komunave tjera, në theks të veçantë Prishtinën, me kandidatin e kësaj partie, Daut Haradinaj.
“Njëkohësisht pretendojmë që të fitojmë besimin edhe të komunave tjera, një fokusim kemi në Prishtinë, Podujevë e Istog, pra është një situatë e re dhe besoj që do ta marrim besimin”, tha ai për Ekonomia Online.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: