Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga BE që të ndërhyjë tek Serbia për të mos provokuar së fundmi situatën në Veri.

Haradinaj thotë se pavarësisht se si u mor vendimi për reciprocitetin e targave, nuk e pranon situatën e tensionuar dhe mbështet Policinë e Kosovës.

Për ish-kryeministrin provokimet e serbëve janë të projektuara në Beograd e Moskë dhe Prishtina nuk duhet të bjerë pre e tyre.

STATUSI NGA RAMUSH HARADINAJ
Pavarësisht se si janë zhvilluar gjërat, se si është marrë vendimi për targat, ajo që po ndodh në veri të vendit është e papranueshme.
E mbështes fuqishëm Policinë e Kosovës dhe institucionet e vendit të cilat janë vënë në mbrojtje të rendit dhe të ligjit.
Provokimet e serbëve në veri janë të projektuara në Beograd dhe në Moskë, e Prishtina, duke mos rënë pre e këtyre provokimeve, duhet të jetë e vendosur në mbrojtje të qenësisë së saj.
Njëkohësisht kërkoj nga Brukseli që të ndërhyjë te Beogradi zyrtar dhe të kërkojë prej tij që të mos e provokojë situatën në veri por t’i zbatojë marrëveshjet e nënshkruara!
RH

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb