ITALI

Bashkimi Evropian do të përballet me 27 Brexit, nëse emigracioni nuk trajtohet si prioritet në zgjedhjet evropiane të majit 2019. Kështu deklaroi sot ish-kryeministri italian, Enrico Letta, duke paraqitur në Bruksel  një seri propozimesh për këtë pjesë.

Drejtuesi i Institutit ”Jacques Delors”, i cili drejtoi qeverinë italiane mes prillit 2013 dhe shkurtit 2014 u shpreh mes tjerash dhe iu bëri thirrje forcave politike antievropiane që në programet e fushatave të mos heqin temën emigratore, që ka përfshirë prej vitesh kontinentin e vjetër.

“Emigracioni ishte një çështje e dorës së dytë në zgjedhjet e 2014, ndërsa ishte qendra e gjithçkaje që ndodhi gjatë legjislaturës që pasoi”, u shpreh Letta duke prezantuar një raport të qendrës së reflektimit me titull “për një politikë evropiane për azilin, emigracionin dhe lëvizshmërinë”.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: