Ish-kryeministri i Rusisë Mikhail Kasyanov, ka deklaruar se Presidenti Vladimir Putin nuk është treguar serioz në lidhje me bisedimet e paqes dhe se nuk ka asnjë mundësi që të ofrojë ndonjë zgjidhje për konfliktin, që të ndihmojë popullin ukrainas.

Kasyanov tha gjithashtu se beson se Putin do të këmbëngulë në njohjen e Krimesë si pjesë e Rusisë .

“Kjo është çështje thelbësore, Putin është i çmendur për Krimenë”, ka thënë ai, shkruan BBC.

Ai tha se çdo vendim për të ndaluar operacionet ushtarake në Ukrainë do të ishte fillimi i fundit të Putin.

“Unë mendoj se ai do të vazhdojë të shtojë presionin për të rritur pushtimin,” tha Kasyanov, duke ngritur shqetësimin se diçka e tmerrshme mund të ndodhte.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: