Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë mbrëmë në Ohër, për aneksin e zbatimit të marrëveshjes bazë.

Ai në një postim në Tëitter ka uruar Kosovën dhe Serbinë, por edhe Miroslav Lajçak dhe Josep Borrell.

Bildt tha se nuk duhet të harrohen “mësimet e marrëveshjes së 2013-ës”.

“Urime Miroslav Lajçak dhe Josep Borrell për arritjen e marrëveshjes pas vitesh të diplomacisë së duruar. Koordinimi me SHBA-në ka qenë gjithashtu i rëndësishëm. Por, së pari urime Kosovës dhe Serbisë për hapin e rëndësishëm në të ardhmet e tyre përkatëse. Por zbatimi i marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës do të kërkojë menaxhim dhe monitorim shumë të afërt në vitet në vijim. Mësimet e marrëveshjes së 2013-s nuk duhet të harrohen. Ka paqartësi që do të kërkojnë vigjilencë. Dhe marrëveshja varet në mënyrë kritike nga procesi i pranimit në BE për rajonin që ecën përpara dhe ruan besueshmërinë e tij si në rajon ashtu edhe në të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Asnjëra nuk duhet të merret si e dhënë”, ka shkruar Bildt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb