Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri deklaroi se në Ballkan nuk mund të ketë paqe përderisa mohohet gjenocidi dhe ka glorifikime të kriminelëve të luftës.

Ajo përmes një mesazhi në “Facebook”, ka shtruar pyetjen se si mund të ketë paqe në Ballkanin Perëndimor me një qasje të tillë të Serbisë zyrtare.

“Mohimi i gjenocideve dhe glorifikimi i kriminelëve të luftës – a mund të ketë paqe në Ballkanin Perëndimor me një qasje të tillë të Serbisë zyrtare?”, ka shkruar ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb