Ish-kryeparlamentarja ka një familje shumë të bukur, dhe kjo duket qartë teksa sheh fotot në studion e “Dola te Ola”.

Jozefina tregon që ka qenë një nënë e butë dhe liberale, se ka dashur gjithmonë që djali dhe vajza ta kenë si shoqe, në mënyrë që më pas ajo të ketë mundësi t’i orientojë.
Jozefina tregon se ka jetuar me prindërit e bashkëshortit të cilët kanë qenë një ndihmë e madhe për të në rritjen dhe edukimin e fëmijëve, teksa ajo ka qenë e angazhuar.

Me keqardhje ajo thekson që ka humbur momente të bukura me ta. Marrëdhënien me djalin e cilëson si unike, dhe duke qeshur tregon që shpeshherë dhe vajza ja vë në dukje lidhjen mes tyre. E teksa shfaqet fotoja me të dy fëmijët ajo shprehet se fëmijët janë krenaria e çdo nënë.

Jozefina tregon te “Dola te Ola” për marrëdhënien që ka me bashkeshortin e saj, e cilëson veten me fat dhe të privilegjuar. Falë tij, ajo ka mundur që të jetë aq e angazhuar në politikë, pasi siç thekson ajo në të kundërt do të kishte hequr dorë, pasi për të është shumë e shtrenjtë familja.

Jozefina është bërë gjyshe nga vajza e saj, dhe momenti më i bukur ku ish-kryeparlamentarja u emocionua ishte një videomesazh nga nipi i saj. Është një ndjesi unike thotë ajo dhe falënderon Zotin. Ndër të tjera, Jozefina thekson se lumturinë dhe gëzimin ta jep familja dhe jo karriera.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb