Ish-kryeprokurori Ardiatik Llalla ka munguar sot në seancën gjyqësore. Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja Klodiana Lala për ‘BalkanWeb‘. Sipas avokatit, shkak i mospranisë së Llallës në gjykatë është shëndeti i tij, pasi ai ndodhet në spital.

Mësohet se avokati paraqiti dokumentet se ish-kryeprokurori ndodhet në regjim spitalor, ndersa i dha trupës gjykuese një ekspertizë që flet për gjendje të renduar shëndetësore të Llallës.

Ndërkohë që Gjykata mori vendimin për shtyrjen e seancës për në datë 22 shtator. Bëhet e ditur se seanca do të mbahet në ornë 13:00.

Llalla u denua nga Shkalla e Parë me 2 vite burg dhe disa pasuri iu sekuestruan dhe i kaluan shtetit me akuzën e deklarimit dhe fshehjes së pasurisë. 4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës iu morën ish-kryeprokurorit. Po ashtu Llalla u dënua që për 5 vite mos kryejë asnjë funksion publik. Ai e ankimoi këtë vendim dhe tashmë pritet vendimi i Apelit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb