Ish-irokurori i Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë, Theodhori Sollaku, që garon për të qenë pjesë e strukturave të reja të KQZ-së, ka deklaruar se nëse besohet nga Kuvendi, do të bëjë më të mirën për një proces sa më të drejtë zgjedhor.

Përballë anëtarëve të komisionit, sot në seancën e dëgjesave, ai ka pohuar se përvoja e gjatë i ka krijuar mundësi të provojë sfida dhe ta njohë me përvoja të reja.

“Do më japin mundësi që nëse besohem nga Kuvendi të bëj më të mirën për një proces sa më të drejtë zgjedhor. Kjo është arsyeja kryesore, aq më tepër që është part- time e mundëson mësimdhënien dhe avokatinë”, ësht¡ shprehru Sollaku.

Sollaku ka aplikuar për dy poste, atë të Komisionit Rregullator dhe Komisionit të Akimimeve dhe Sanksioneve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb