Pas përfundimit të marrjes në pyetje, avokatët e ish prokurores speciale Katica Janeva deklaruar se ata do të kërkojnë që të shfuqizohet masa e paraburgimit.

“Sot na njoftuan se nesër do të na dorëzojnë kërkesën për përfundim të procedurës hetuese. Mendojmë se kjo është shkelje e të drejtës, sepse prokuroria ka për obligim që ta dëgjoj të dyshuarën para se të përfundoj procedura hetimore”, ka deklaruar avokatja e Janevës, Irena Fërçkoska, përcjell Shenja.

“Me përfundimin e hetimit, bie pika 2, kështu që do të hapet mundësi paraburgimi të mbetet nën pikën 1, ndërsa kjo është arratisja. Me këtë hapet mundësia që të lihet për tu mbrojtur në liri. Ne që nesër kur do ta marrim njoftimin do të kërkojmë shfuqizimin e masës së paraburgimit”, deklaroi avokati i i dytë i Janevës, Delo Kadiev.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb