Ish-kryetari i Komunës së Zveçanit, Dragisha Milloviç, teksa iu është përgjigjur akuzave, tha para gazetarëve se në mesin e protestuesve serbë atje “nuk ka struktura të organizuara, nuk ka banda të organizuara kriminale, pjesëtarë të të ashtuquajturit grup Wagner, siç thotë Prishtina. Milloviç – duan të djegin çdo gjë që nuk është serbe”.

“Këtu janë qytetarët e Komunës sonë të Zveçanit, vëllezërit nga Mitrovica e Veriut”, tha Milloviq, pas akuzave të autoriteteve të Kosovës se “strukturat e organizuara kriminale”, të udhëhequra nga Beogradi zyrtar, janë përgjegjëse për trazirat në veri.

Ai tha se këto protesta nuk janë kundër KFOR-it dhe se i vjen keq për, siç tha, “konfliktin e imponuar” dhe “për atë që ndodhi”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb