Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga kjo gjykatë, gjykatësi Mihael Bolander.

“Sot, gjykatësi Mihael Bolander i dorëzoi Kryetares Ekaterina Trendafilova dorëheqjen e tij si gjykatës në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK). Gjykatësi Bolander, i cili dha dorëheqje për arsye personale, deklaroi se ndihej i nderuar që kishte shërbyer si gjykatës i DHSK-së”, thuhet në njoftim.

Gjykatesi 780x439
Gjykatesi 780×439

Kryetarja Trendafilova shprehu mirënjohjen e saj të sinqertë për kontributin e gjykatësit Bolander në mandatin e DHSK-së, përfshirë edhe, së fundi, si anëtar i panelit të parë të Gjykatës Supreme.

Dorëheqja vjen kur disa figura të politikës së Kosovës, ish-drejtues të UÇK-së ndodhen në Hagë të akuzuar për krime lufte. Mes tyre dhe ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: