Bixente Lizarazu, ish-futbollisti i Bayern Mynchen dhe kombëtares franceze, është shprehur shumë i zhgënjyer nga përdorimi i teknologjisë VAR në futboll. Ai ka marrë spunto nga goli i realizuar nga Falcao në finalen e Kupës së Ligës ndaj PSG, që entuziazmoi tifozët e Monacos, por që u anulua për pozicion jashtë loje pas rishikimit të pamjeve.

48-vjeçari u shpreh: “Përdorimi i VAR-it është si të bësh seks pa dëshirë. Atëherë ku ti bëhesh gati të shënosh, të ndalojnë. Kështu u ndjeva në stadium në finalen mes PSG dhe Monacos. Fansat e Monacos ishin shumë të entuziazmuar në momentin e golit të shënuar nga Falcao, pastaj u ndal gjithçka. Është e tmerrshme.”

Më tej Lizarazu u shpreh i zhgënjyer për faktin, se gjithmonë favorizohet e njëjta skuadër.

“Në rastet e dyshimta vendimet jepen gjithmonë në favor të PSG. Tifozët e kanë humbur rëndësinë, sikur nuk janë pjesë e kësaj loje. Tifozi shkon në stadium për të shijuar spektaklin dhe ne po ia mohojmë. Videot duhet t’i përdorim më mirë, të gjithë duhet ta kuptojnë vendimin. Duhet t’i bëjmë njerëzit pjesë të spektaklit.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb