Manolo Portanova rrezik 14 vitesh burg. Lojtari i Genoas akuzohet se ka përdhunuar, së bashku me 3 persona, një studente 22 vjeçare.

Me datën 7 qershor, çështja do të shqyrtohet në Siena dhe më pas do dilet në konkluzione.  Situata është tejet serioze dhe e vështirë për Portanovën, gjasat që të përfundojë pas hekurave janë të mëdha. Në Itali, ligjet janë tejet të ashpra, sidomos kur bëhët fjalë për raste të tilla.

Kujtojmë që 21 vjeçari i talentuar ka qenë pjesë e Juventusit 2 vite më parë dhe numëron 2 prezenca me ekipin e parë. Gjithashtu, ka luajtur për moshat e Zonjës së Vjetër.

 

(BalkanWeb)

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb