Martin Skrtel thotë mjaft. Mbrojtësi ka vendosur të largohet nga futbolli i luajtur në moshën 37 vjeçare, pas një karriere të suksesshme.

Sllovaku ka dhënë një kontribut të çmuar në kampionate të ndryshme, duke fituar në disa prej tyre. Skrtel ka qenë pjesë e Liverpool, Zenit, Basaksehir (Ka marrë tituj me skuadrat me të zezë), Atalanta dhe së fundi, Spartak Trnava.

 

 

 

Ai la luajtur, gjithashtu, 104 ndeshje me Kombëtaren e Sllovakisë, ku ka shënuar 6 gola. Me të rinjtë U21 numëron 2 paraqitje.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb