Ishte pjesë e bardhebluve të Tiranës në sezonin 2016-2017, por tashmë ka bërë një hap të madh në karrierën e tij.

Bëhet fjalë për ish mesfushorin e Tiranës, Ruben Akuah, i cili është transferuar te skuadra e Hartbergut në Bundesligën austriake.

22-vjeçari luajti në pjesën e parë të sezonit si i huazuar te skuadra Juniors OO, ndërsa arriti të bindte drejtuesit e Hartbergut për ta afruar në skuadër.

Akua

Mesfushori ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2019 me klubin e Bundesligës, teksa lajmi është bërë publik nga vetë faqja e Hartbergut në “Facebook”.

Akuah

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb