TIRANE-Rrjetet sociale kanë zier si kurrë më parë pas lajmit të arrestimit të nipit të Enver Hoxhës.

Disa media kanë publikuar foto nga ajo që e quajnë jetë luksoze e Rezarta Shkurtës, bashkëshortes së Ermal Hoxhës.

Gazetarja Aulona Musta ka bërë një status për këtë çështje.

“Po mire mo, nga gjithe keta gazetaret dhe mediat qe u “cane” duke folur dhe shkruar per jeten luksoze dhe xhirot me Ferrari neper Tirane, te Rezartes, nuk doli njeri te thoshte te vetmen te vertete qe dihet dhe ka prova: qe Ferrari i famshem eshte pjese e videoklipit qe Rezarta Shkurta ka bere 4 vjet me pare me Vedat Ademin. Kaq e veshtire ishte per t’u gjetur ky informacion? Apo i leverdiste me shume po ta benin Ferrarin prone personale. Kaq shume u skandalizua ky milet per nje vaske me qumesht dhe udhetim ne Kine? Perse kur Rezarta hodhi fotot ne Instagram, nga udhetimi ne Kine mori nga 3000 like e komente “Ua sa bukur”, “Ua sa ylli”, “Ua sa mire”, nderkohe qe 24 ore me vone te gjithe u habiten se si mund te udhetohet ne Kine e te besh banjo me qumesht…Publiku nuk ka faji sepse merr ate qe servir media, por mua, qe jam vete pjese e medias me vjen turp kur lexoj ato palacolleqe, qe vetem te informojne publikun nuk kane si mision…E di qe do fillojne komentet tani, ti e ke shoqe Rezarten prandaj flet keshtu dhe PO, pikerisht se e kam shoqe dhe e njoh, prandaj flas keshtu. Sepse eshte nga te rrallet personazhe qe nuk ka bere e nuk ka shitur ndonjehere jete luksoze. Sepse ne Instagramin e saj qe cuditi nje dynja te tere, per nje udhetim ne Kine, nuk gjeje kurre “pordhe firmato” alla Louboutin e Hermes. Nuk shikoje kurre te ekspozuar kepuce, canta, rroba, makina, apo udhetime. E keni inat? Dakort, keni te drejten tuaj! Nuk ju pelqen si personazh? Keni po prape te drejten tuaj! Por kjo nuk i jep te drejten askujt te ndertoje skenare Hollivudi!” shkruan ajo.

Në reagim të këtij statusi, modelja Afroviti Gogo, që sipas Panorama Plus është një ish- mikeshë e Rezarta Shkurtës, shkruan: “Une nuk po shkruaj aspak per te mbrojtur Rezin apo Ermalin ne kete mes por ama dua te them ato cfare di per aq kohe sa kam qen mikeshe me te. Cfare ka shkruar Aulona me lart eshte plotesisht e vertete. Kto shpifje qe ben media ne Shqiperi te bejn per te vjelle jo vaska me qumesht jo ferrari , jo kompania etj.. Vaska 60 dollar ben dhe Rezi e ka pas gjithmone qef qe kur e kishte provuar ne Kine ke Missi qe ka perfaqsuar Shqiperine , e ca ka ktu per ta ber te madhe ?! Ferrari eshte perdorur vetem per videoklip ndersa kompani mund te hapesht sot me 1000 lek te vjetra per ta hapur ne QKR , seshte qe te duhet ndonje para e madhe se fundja me sh pak lek e kam hapur edhe une NumberOne nuk eshte qe detyrimisht jam marr me pune te pista.Ne ate lloj kompanie te duhet me shume talent se sa lek , qe mesa duket nga suksesi ajo e ka.Ata gjithmone kane ber jete te thjeshte kte e di shume mire pasi i njoh prej vitesh. Persa i perket ceshtjes le ta zgjidhin autoritetet perkatese po boll shpiket e folet per gjera qe as keni dijeni e as ju takojne. Kaq kisha”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: