TIRANË

Ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati e shikon si një rezultat të punës së palodhur gjatë gjithë viteve të diplomacisë shqiptare, zgjedhjen sot të Shqipërisë për herë të parë anëtare të përkohshme të KS të OKB.

Bushati shkruan në “Twitter” se vendi në OKB është një përgjegjësi serioze.

“Ulja në Këshillin e Sigurimit të KB është një përgjegjësi serioze, politikisht dhe moralisht. Që nga anëtarësimi në Kombet e Bashkuara në 1955, Shqipëria u zgjodh sot për herë të parë në Këshillin e Sigurimit. Ky është rezultat i punës së palodhur gjatë gjithë viteve të diplomacisë shqiptare!”, shkruan ministri Bushati.

Bushati Twitter
Bushati Twitter

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb