Hubert Vedrine, ish-ministri i jashtëm francez ka qënë sot mysafir në ishullin e sapo hapur edhe për shqiptarët, atë të Sazanit. Mësohet se Vedrine është njohur me të shkuarën dhe projektet për të ardhmen e ishullit, i shoqëruar nga Kreu i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare.

Pasi është njohur me bukuritë e ishullit, Vedrine ka dëgjuar për projektet që qeveria ka për këtë ishull, që ta kthejë në një atraksion të vërtetë turistik.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: