Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka një këndvështrim tjetër në lidhje me debatin për plagjiaturat e titujve shkencorë të stafeve akademike.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani justifikon disi plagjiaturat, pasi shkruan se përsa kohë ligji për Arsimin e Lartë kërkon doktorë shkencash për të dhënë mësim, kjo bëhet për të ruajtuar vendin e punës.

STATUSI I PLOTE

“I kuptoj të gjithë ata pedagogë, që për të bërë cv-në e tyre të përputhshme me ligjin e Arsimit të Lartë, ju duhet një doktoraturë apo titull shkencor.

Në këto kushte ruajtja e vendit të punës i justifikon disi plagjiaturat…

Të paktën për sa kohë që ligji i Arsimit të Lartë kërkon doktorë shkencash për të dhënë mësim, kështu do shkojë kjo punë.

Por ata që merren me politikë çfarë ju duhen doktoraturat?!

Nuk njoh asnjë votues që pyet politikanin “ç’titull shkencor ke”…!!!”-shkruan Manjani në postimin e tij.

Ylli Manjani
Ylli Manjani

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb