TIRANE- Ish-ministri i Drejtësisë, Gazment Bardhi, njëherësh dhe këshilltari i grupit të PD, Gazment Bardhi, nxjerr në shkelje të rëndë dhe shpërdorim detyre Prokurorinë e Kukësit. Ai akuzon Prokurorinë e Kukësit për falsifikim të masave të ndalimit të 23 protestuesve. Sipas tij, në kërkesën drejtuar Gjykatës, organi i akuzës thotë se arrestimet janë kryer nga policia në harkun kohor 10.00 – 13.00, ndërkohë që ndërhyrja e policisë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 02:00-03:30.

Përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook”, Bardhi thotë se ky akt përbën vepër penale të falsifikimit, dhe provohet jo vetëm nga deshmia e familjarëve të të ndaluarave, por nga të gjithë banorët e qytetit të Kukësit.

REAGIMI I PLOTE
Në kërkesën e Prokurorisë Kukës drejtuar Gjykates, deklarohet në mënyrë të falsifikuar se masat e ndalimit ndaj 23 qytetarëve të Kukësit janë ekzekutuar nga Policia në harkun kohor 10.00 – 13.00. Ky akt përbën vepër penale të falsifikimit dhe provohet jo vetëm nga dëshmia e familjarëve të të ndaluarve, por e të gjithë banorëve të qytetit të Kukësit.

Të vetëdijshem për shkeljen flagrante të ligjit, deri në kufijtë e shpërdorimit të detyrës, kur urdhëruan terrorin policor të arrestimit në mes të natës (midis intervalit kohor 02.00 – 03.30 min), Prokuroria dhe Policia kanë konsumuar një tjetër vepër penale, atë të falsifikimit të dokumenteve dhe pasqyrimit në to të të dhënave të pavërteta.

Sa per prova se perse i kanë ndaluar, paskan dëshmitë e punonjësve të Policisë së Shtetit që kanë “identifikuar” se kush i ka goditur me gurë!!! :)

Në fund nuk kanë zhgënjyer aspak. Njëlloj si Ministri i Brendshëm, edhe Prokuroria referon vetëm punonjës policie të dëmtuar, dhe asnjë qytetar! Edhe pse qytetarët janë paraqitur dhe kanë marrë mjekim në spitalin e Kukësit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb