Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Suedisë, Carl Bildt, ka thënë se trazirat në Kazakistan ka gjasa të forcojnë më tej vendosmërinë e presidentit rus, Vladimir Putin për të siguruar hapësirën sovjetike.

Në Kazakistan kanë vërshuar protestat si pasojë e rritjes së çmimit të karburanteve në vend.

Protestuesit antiqeveritar në qytetin kryesor, Almaty, kanë vërshuar të mërkurën te zyra e kryetarit të bashkisë, derisa një pjesë e ndërtesës duket se ishte në flakë.

“Trazirat në Kazakistan ka gjasa të forcojnë më tej vendosmërinë e Putinit për të siguruar hapësirën post-sovjetike. Në fund të fundit ai ndoshta mendon se kjo mund të kërcënojë stabilitetin e regjimit edhe në Rusi”, ka shkruar Bildt në llogarinë e tij në Twitter.

Carl Nildt Tw
Carl Nildt Tw

“Situata në Kazakistan po përkeqësohet me shpejtësi. Pjesa veriore e vendit është e populluar kryesisht nga shtetas të Rusisë. Çfarë do të ndodhë atje mund të jetë një pyetje e rëndësishme nëse përkeqësimi vazhdon”, ka deklaruar ish-ministri suedez.

Bildt 2
Bildt 2

Protestat rreth Kazakistanit kanë lënë të vdekur tetë personel sigurie dhe kanë lënë me lëndime 317 persona, tha një agjenci lajmesh të mërkurën, pasi presidenti Kassym-Jomart Tokayev nuk arriti të shuajë zemërimin publik mbi ndikimin e paraardhësit të tij të fuqishëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb