TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ylli Manjani ka kujtuar sot Kushtetutën e vitit 1998 e miratuar në referendum.

Manjani shkruan se ky ishte projekti i fundit që u hartua me mendjen e profesorëve të huaj por jo me urdhrat e ambasadorëve të huaj. Sipas tij, i fundit projekt që ngriti një shtet jo politik.

STATUSI I MANJANIT
Gjërat serioze, duhen kujtuar.
Ky është projekti i Kushtetutës së ‘98. I fundit projekt serioz që erdhi nga një proces serioz!
I fundit projekt që nuk u hartua për të zgjidhur “hallet” e politikës së ditës!
I fundit projekt që nuk u miratua me konsensus e as super-konsensus deputetësh, por me Referendum!
I fundit projekt që hartua me mendjen qe na dhanë profesorët e huaj dhe jo me urdhrat e ambasadorëve të huaj!
I fundit projekt që ngriti një shtet jo politik!
Kushtetuta e sotme është një rregullore punësimi e niveleve të larta! Shumë larg asaj që u miratua me Referendum!
Duhet përsëritur procesi i ‘98-ës.
Ti japim vendit Kushtetutë dinjitoze!

Manjani fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb