Ish-ministri i LSI gjatë qeverisjes së Edi Ramës, Edmond Panariti, shkruan në “Facebook” se shkretimi ekonomik po lulëzon mbi shkretëtirën e burimeve njerëzore.

Sipas Panaritit, aksiomën “më shumë lavdi ta blesh, se sa ta mbushësh trurin, e kanë kuptuar me kohë vendet e zhvilluara, duke e tharë Shqipërinë dhe Ballkanin nga pasuria më e çmuar e tyre, kapitali njerëzor. Ish-ministri sqaron mes të tjerash, se pse sipas tij, Shqipëria nuk përfiton financime në garat evropiane.

“Shkretimi ekonomik lulëzon mbi shkretetiren e burimore njerëzore! ….. Eshte me shumë leverdi ta blesh se sa ta mbushësh trurin! Kete aksiomë e kane kuptuar me kohe vendet e zhvilluara , duke e thare Shqipërinë dhe Ballkanin nga pasuria më e cmuar e tyre, kapitali njerëzor. Pas vitesh të tere mund dhe sakrifica familjare e shoqerore per arsim parashkollor, te mesem dhe ne shumicën e rasteve edhe universitar, ky investim shkon i gatshem per perdorim të perhershem nga bleresit me leverdi te ketij investimi!

Vendet Perendimore! Pra po shpaloset dhe vepron një skeme humb – fito.. Humb Shqipëria, fiton Bota… Kjo shpjegon perse Shqipëria nuk perfiton financime ne garat Evropiane! Sepse Shqipëria nuk shkruan propozime dhe projekte. Sepse mjerisht nuk ka kush te shkruaje dhe lexoje. Shkruesit dhe profesionistet shqiptare kanë marrë arratine. Ata i gjen ne listat e pagave te sipërmarrjeve, zyrave, bankave, klinikave, spitaleve dhe universiteteve perendimore… Fjala Brain…nga Gain (fito)eshte zevendesuar me drain (tharje).. Dhe kjo tharje po shkreton dhe plak vendin”, shkruan Panariti.

Panariti
Panariti

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb