MAQEDONI E VERIUT

Nile Janakievski, ish-ministri i Transportit  në qeverinë e Nikolla Gruevskit ditën e sotme ka lënë qelinë e burgut të Shutkës dhe është dërguar në shtëpi, por ndaj tij është vendosur një masë tjetër ajo e “arrestit shtëpiak”.

Sipas avokatit të tij Elenko Milanov, paraburgimi i është zëvendësuar me arrest shtëpiak pas një vendimi që ka dhënë Gjykata e Apelit, raporton INA.

Kjo gjykatë e shkallës së dytë dje ka shqyrtuar ankesën e Janakievskit dhe se ka vendosur në favor të tij. Ish-ministri është ankuar për probleme shëndetësore, por mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë për ndërhyrje mjekësore. Ai së fundi kishte hyrë edhe në grevë urie dhe nga kjo iu përkeqësua gjendja shëndetësore.

Prokuroria Speciale akuzon ish-ministrin si të përfshirë në disa vepra penale, disa prej të cilave akuzohet se i ka kryer në bashkëpunim me ish-kryeministrin në arrati,  Nikolla Gruevski.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb