Një program të qartë ekonomik për të ardhur në pushtet prezantoi sot kryedemokrati Lulzim Basha përpara shqiptarëve.

Ndërsa vetë kryeopozitari u shpreh se në 100 ditët e para të ardhjes në pushtet, do të anulonte koncesionet dhe taksat e vendosura nga qeveria Rama, duket se ka filluar të ketë mbështetësit e parë.

Në lidhje me këtë program, ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në qeverinë “Rama 1”. Ai thotë se programi i prezantuar nga Basha ishte i thjeshtë, konkret, realist dhe i duhuri për ta nxjerrë vendin nga kriza.

STATUSI I PLOTË
Lulzim Basha ka prezantuar sot një program për klimën e biznesit.
Ishte i thjeshtë; konkret; realist dhe i duhuri për të vende të reja pune dhe nxjerrjen e vendit nga kriza.
Jam 100% dakord me këtë program dhe kam ndërmend ta votoj sapo të më jepet rasti!
Do ta votoj që të kem të drejtë të kërkoj hesap për zbatimin e tij

Auto Screenshot 61549028949

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb