Ish-ministri i Shëndetësisë Gjergji Koja, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se vaksina do të bëhet për popullatën në Shqipëri, kur të bëhet për të gjithë Europën.

Koja megjithatë tha se edhe vaksinimi i popullsisë është sfidë më vete, duke shtuar se qeveria shqiptare do të bëjë gjithçka që është e mundshme për të finalizuar me sukses këtë proces.

Gjergji Koja: Askush nuk mund të luajë me vaksinën. Qeveria e ka për detyrë të sigurojë vaksinën për shqiptarët.

Vaksina do të bëhet në Shqipëri kur të bëhet në të gjithë Europën. Në janar nis procedura e vaksinimit në kontinentin europian. Vaksinimi zgjidh ankthin e popullit shqiptar.

Liljana Ramasaço: Vazhdon dhe bën propagandë, sikur vaksina do të bëhet këtu në janar. Vetëm propagandë.

Gjergji Koja: Vaksina është betejë e fortë. Edhe ajo ka vështirësitë e veta, por ne si qeveri do të bëjmë gjithçka e do të sigurohet edhe për shqiptarët, njësoj si për të gjithë europianët.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb