Ish-ministri i Shëndetësisë në kohën e PD, Tritan Shehu, denoncon në ‘Facebook’ se po falsifikohen të dhënat e testimit nga koronavirusi.

Sipas Shehut, heshtja e Komitetit Teknit konfirmon se po bëhet një falsifikim shkencor, me qëllim rritjen formale të numrit, manipulimin e të dhënave, siç është pozitiviteti i lartë në testimin publik.

Mesazhi i Shehut:

Po “fallcifikoni” te dhenat e testimit!
Edhe nqs vete Kryeministri eshte autori i kesaj parodie numrash me testet, dua tu them kolegeve te Komitetit qe nuk mund te heshtin perpara ketij veprimi anti shkencor:

—Per te transmetuar imazhin e rritjes se numrit te testeve PCR prej ditesh ne te dhenat e testimit te popullesise transmetohet nje shifer e vetme, qe duket se permbledh pa diferencim ato te testimit mjeran publik e gratis, se bashku me cfare kryhet ne institucionet jo publike kundrejt pageses nga individe sporadike, per aresye nga me te ndryshmet, jashte skemes se miratuar, qe Komiteti i quan “teste administrative”, pra jo mjekesore.

Heshtja mbas pyetjeve tona e konfirmon kete, gje qe perben nje fallcifikim shkencor me qellim rritjen formale te numrit, manipulimin e te dhenave sic eshte pozitiviteti i larte ne testimin publik, etj.

Keshtu mbasi vazhdoi per muaj bllokimi talebanesk i laboratoreve me pasoja te renda afat gjate, duket se po futemi ne nje loje tjeter anti profesionale, por me qellim te njejte, mashtrimin me shifrat e me pasoja te pa llogariteshme.
Aktualisht testimi epidemiologjik ne vend ka nevoje minimalisht per 2500 teste PCR ne dite, pervec imunologjise.
Per kete duhen aktivizuar te gjitha kapacitetet laboratorike te vendit, publike apo jo publike, por te gjitha keto ne baze te nje metodike universale e gratis.

Ky do te quhej testim i popullesise, i domosdoshem per te implementuar strategjine “Test, test, test, identifikim, izolim, mjekim”, racionale aktualisht.
Kjo qe po ndodh eshte se paku krim profesional per profesionistet!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb