Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu theksoi se rastet e reja me Covid 19 tregojnë se komedia e luajtur këto tre muaj nga qeveria ishte një dështim tragjik.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, demokrati pohon se këto ditë kemi aq raste të reja sa kishim edhe në ditët me te “nxehta” te epidemisë
“Kulmi i cinizmit arriti me “krimin ndaj njeriut” te shembjes se Teatrit nga qindra police e punonjës dhe me nxitje protestash sepse cenimi i demokracisë është me i rrezikshëm se sa ai Virus.”, shkruan Shehu.

REAGIMI I SHEHUT
Rastet e reja me Covid 19 tregojnë se komedia e luajtur këto tre muaj nga Qeveria ishte një dështim tragjik.
Këto ditë kemi aq raste të reja sa kishim edhe në ditet me te “nxehta” te epidemise, ne fakt me teper ne institucionet shendetesore, duke vertetuar ate cfare ne kemi deklaruar per ate “Kurbe”!!!
Vendi sot është jashtë kontrollit nga ana epidemiologjike, me ekonomi te shkatërruar e demokraci të deformuar rende.
Kulmi i cinizmit arriti me “krimin ndaj njeriut” të shëmbjes se Teatrit nga qindra policë e punonjës dhe me nxitje protestash sepse cenimi i demokracisë është më i rrezikshëm se sa ai Virus.
Në këto kushte dështimi të plotë duhet aplikuar një strategjie e re transparente, për të ndaluar përkeqësimin shëndetësor e ekonomik:
1-Të vihen në efecientë të gjitha kapacitetet ekonomike te vendit, duke vendosur kontrolle rigoroze ne ato me te rrezikuara si Call Center, Fasonet etj.
2- Te shfrytezohen totalisht hapesirat e vendit si detet, ujerat, pyjet, parqet, klima, temperaturat, etj per te mbrojtur popullesine, duke stimuluar dekoncentrimin e saj nen disa rregulla.
3-Shteti te garantoje maskat e dizifektantet per te gjithe.
4-Te realizohet mbrojtja me pajisje e instruktimi i te gjithe personelit shendetesor, paresor e spitalor, testimi i tij, si dhe vigjilenca ndaj pacienteve.
5-Te realizohet testimi virusal i cdo qytetari me temperature mbi 37,5; ndjekja e plote e kontakteve te pozitiveve per 10 ditet e fundit, gjera qe kerkojne aktivizimin e mjekut te familjes.
6-Per keto tu krijohen lehtesite laboratoreve publike e private per tu pajisur me aparaturat e reja e realizuar keshtu egzaminimet e shpejta te PCR afer publikut.
6- Te stimulohen te gjitha kapacitetet laboratorike per te realizuar nje testim te gjere imunologjik ne popullesi.
7- Te ngrihet nje Komitet real specialistesh, qe te vendose edhe oponencen ndaj Qeverise.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb