Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj iu ka bërë një thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.

Teksa ka komentuar numrin e madh të të infektuarve me COVID-19 dhe rastet e vdekjes Zemaj theksoi se gjendja është alarmante.

“Sot edhe më keq: 1.128 raste të reja me virusin Covid-19 dhe 3 raste të vdekjes. Kjo është alarmante. Qytetarë të dashur, ju lutem me gjithë shpirt: Respektoni rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Ju lutem me gjithë shpirt: VAKSINOHUNI. Edhe përkundër menaxhimit të dobët në qendrat e vaksinimit, ju lutem që të keni durim dhe të merrni vaksinën”, -ka shkruar ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb