Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në vend nga pandemia e koronavirusit.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Shehu, duke marrë shkas dhe nga humbjet në radhët e mjekëve, thekson se vendi ynë me këto tregues është 11 herë me shumë se Italia, 4 herë me shumë se Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi.

Sipas Shehut, në raport me numrin e mjekëve dhe të vdekjeve në tërësi, jemi në nivelet më të larta botërore për humbjet e stafit mjekësor dhe prekjen e tyre.

REAGIMI I SHEHUT
Humbjet e larta te jetëve te mjekeve, tregues i cinizmit qeveritar ndaj tyre!
Keto dite kemi arritur ne shifren e 34 mjekeve qe humbin jeten.
Jemi 11 here me shume se Italia, 4 here me shume se Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi etj.
Po keshtu ne shifra tejet te larta eshte dhe numri i personelit shendetesor te infektuar, me pasoja serioze kjo mbi shendetin e tyre dhe sherbimin mjekesor.
Ne Europe, ne saje te masave te gjera mbrojtese jane minimizuar humbjet e jeteve dhe infektimi nga Covid i personelit shendetesor.
Ne vendin tone mbas me shume se nje viti epidemi keto masa mungojne.
Keshtu ne raport me numrin e mjekeve e te vdekjeve ne terresi, jemi ne nivelet me te larta boterore per humbjet e stafit mjekesor e prekjen e tyre.
Dhe kjo e ka burimin te faktet se:
—Rama i shurdher dhe kjo Qeveri e pa pergjeshme, megjithe insistimet tona, vazhdon te lere te pa mbrojtur kujdesin paresor e personelin e spitaleve ne Qender e periferi (pervec spitaleve Covid ne Tirane).
—Nuk eshte realizuar asnje permiresim struktural apo ngritur ambjente reale triazhi per te evituar infektimet nga pacientet qe vijne ne strukturat shendetesore paresore apo ato spitalore.
—Nuk kryhet asnje testim per Covid i pacienteve, qe shtrohen per patologji te ndryshme ne spitalet, nje detyrim ky absolut.
—Vazhdon te mos liberalizohet qarkullimi i testeve te shpejta, qe do te ishte nje mjet shume efikas ne kete perpjekje, edhe ne ndihme te personelit shendetesor.
—Vaksinimi i personelit me “ritmet e breshkes” kur duhet te kishte përfunduar tashme.
Pa dyshim qe do te mund te rendisja dhe shume aresye te tjera, te gjitha këto te lidhura me keq menaxhimin e dështimin e plote Rama të kësaj epidemie, që e ka futur vendin ne një situate globale katastrofale ne përkeqësim.
Këtij Kryeministër ne ikje, me 25 Prill edhe personeli shëndetësor do t’i tregoje se koha e “Faraonëve me skllevërit e tyre” përfundon ne atë date.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb