Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu, është takuar me disa banorë në qytetin e Tepelenës, ku ka dëgjuar të gjitha problematikat e tyre gjatë kësaj periudhe të pandemisë.

Sipas Shehut, banorët e Tepelenës, sidomos ata të prekurit me COVID-19 janë braktisur nga pakujdesi shëndetësor. Sipas tij, kostot financiare janë të papërballueshme për pjesën më të madhe të të prekurve me virusin.

Për zotin Shehu kaosi është prezent në Tepelenë ashtu si në të gjithë Shqipërinë pasi sistemi shëndetësor dhe menaxhimi i kësaj pandemie nga qeveria në ikje, ka rezultat veçse dështimin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: