TIRANE- Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani iu është bashkuar reagimeve pas deklaratave që bëri dje Xhisiela Maloku, e cila hodhi poshtë akuzat se ish-i dashuri i saj, që ndodhet në burg, e ka dhunuar.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Manjani tha se deklaratat e vajzës dje ishin dëshmi e fortë e dhunës së egër të të fortëve me pushtet. Ish-ministri tha se Xhisiela u tërhoq nga denoncimi për të shpëtuar e gjallë. Po ashtu Manjani shton se kush denoncon dhunën në vendin tonë mund të përfundojë edhe në viktimë.

Dje në mbrëmje Xhisiela Maloku hodhi poshtë të gjitha deklaratat që janë bërë në emër të saj, ndërsa deklaroi se nuk ishte përdhunuar dhe dhunuar nga ish-i dashur i saj, Rexhep Rraja, djali i deputetit të PS. Ky i fundit u la sot në burg nga Gjykata e Krujës.

REAGIMI I MANJANIT
Dhunë..
————
Asnjë çudi në shfaqjet publike të vajzës. Ajo është prova më e fortë publike, ku të gjithë ne mund të shohim dhunën e egër e vazhduese të të fortëve me pushtet.
Ajo u tërhoq pa kaluar 24 nga denoncimi për të shpëtuar e gjallë. Ndaj sot dy muaj më vonë nuk mund të rikthehet tek denoncimi, për të njëjtën arsye.
Kush ja pa hajrin denoncimit xhanëm?!
Askush!
Kush denoncon e ha! Sa gra u vranë se guxuan…

Kush e denoncoi pushtetin dhe ja doli mbanë? Askush!
Atëherë përse duhet ta bënte Ajo?!
Ja, pra Polici që nuk e besoi tërheqjen e kallëzimit dhe nuk i hapi rrugë dhunës iku!
Nuk e mbrojti askush para kërcënimit dhe iku megjithë familje!
Denoncoi por u shpall Horr dhe u dënua me ndjekje këmba këmbës.
Ndaj ska se si vajza e pambrojtur të jetë më trime apo më e fortë.
Ja pra një ngjarje që tregon përmbledhtas se cfarë ndodh kur dhunohesh nga të fortët me pushtet!
Ndërkohë pushteti propagandon fort dajakun që ka dalë nga xheneti!!!
Sipas pushtetit, vajza e “ka qejf vetë dhunën”; djali trajtohet si të tjerët ndaj e fusim në burg sa për ti bërë qejfin dynjasë; polici (denoncuesi) është një horr; pushteti është i fortë; opozita është fajtore!!!
Kjo quhet Mafie!
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb